Tërmet i fortë në Tiranë, ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4, teksa lëkundjet kanë zgjatur vetëm për pak sekonda.

– Advertisement –
Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës.

Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe në zonat përreth, si edhe në Durrës. Tërmeti është shoqëruar nga tre paslëkundje, të regjistruara brenda 10 minutave pas goditjes së parë, me magnituda 2.2, 2.2 dhe 3.1 ballë.

Deri në këtë moment, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.