Taravari: 95% punësohen maqedonas dhe vetëm 5% shqiptarë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka qenë sonte i ftuar në emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10 të Kosovës.

Në rrëfimin e tij për largimin nga qeveria, siç mbante titullin emisioni, Taravari ka sqaruar disa nga dilemat, ndërsa ka nënvizuar se largimi ka ardhur si pasojë e largimi të vendit nga rruga evropiane, mos fuzionimin e VLEN në një parti, largimin e mekanizmit balancues dhe mos sjelljen e Ligjit për përfaqësim të drejt dhe adekuat, decentralizimin fiskal, etj.Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka qenë sonte i ftuar në emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10 të Kosovës.

Në rrëfimin e tij për largimin nga qeveria, siç mbante titullin emisioni, Taravari ka sqaruar disa nga dilemat, ndërsa ka nënvizuar se largimi ka ardhur si pasojë e largimi të vendit nga rruga evropiane, mos fuzionimin e VLEN në një parti, largimin e mekanizmit balancues dhe mos sjelljen e Ligjit për përfaqësim të drejt dhe adekuat, decentralizimin fiskal, etj.

Gabimin e vetëm që bëmë si VLEN ishte që me VMRO-DPMNE shpejtë u bë koalicionin qeverisës dhe me kusht të vetëm rrugën evropiane. Kjo deklaratë vjen nga kreu i ASH, Arben Taravari i cili para do kohe u largua me partinë e tij nga Qeveria.

“Marrëveshja me VMRO-në u bë shpejtë për kaolicionimin dhe funksionimin e VMRO-VLEN në qeveri. Kushti jonë i vetëm ka qenë fillimi i negociatave me BE për gjashtë muaj, pra deri në Vitin e Ri. Nuk u arrit, por ne dhamë edhe një mundësi dhe biseduam me kryeministrin”, deklaroi Taravari sonte në “Politiko” në Kanal 10 në Kosovë.

Ndërkohë, shtoi Taravari, u largua Balancuesi – një mekanizëm që e mundëson punësimin e shqiptarëve dhe etnive tjera.

“Këtu nuk ishte faji i VELN dhe negociuam me VMRO për një ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ai ligj duhej të sillej diku në nëntor apo dhjetor të 2024-ës. Sot jemi 10 qershor dhe ende ai ligj nuk është sjellë. Ndërkohë, kishim premtime nga kryeministri Mickoski se e kalojmë ligjin për një javë, dy javë sepse ne si ASH kishim material të gatshëm për atë ligj. Arben Fetai dhe Izet Mexhiti kanë negociuar dhe e kanë udhëhequr grupin punues. Por, nuk ndodhi dhe ne dilnim jo serioz para njerëzve. Kur na pyesnin gazetarët se kur e sjellni ligjin, ne duke u bazuar në premtimin e kryeministrit thonim për një ose dy javë. Tash duke ardhur për në Prishtinë e dëgjova se kryeministri ka thënë se së shpejti e vendosim në procedurë parlamentare gjë që më gëzon, por me kusht që ky ligj të dërgohet në Komisionin e Venedikut që do ta vonon ligjin prej 6 deri në 12 muaj”, deklaroi më tej kreu i ASH.

Ndërkohë, ai sqaroi se bëhen punësime nëpër institucione me qindra, dhe proporcioni është diku 5% shqiptarë dhe 95% maqedonas.

“Kjo është skandaloze dhe nëse ne qëndronim më Vlen dhe në Qeveri si do të dilnim më zgjedhjet lokale të cilat janë më 12 apo 19 tetor dhe si do të u thonim qytetarëve të na votojnë?!”, shtoi më tej Taravari.