Sulmi në oborrin e Gjykatës së Suharekës, deklarohet policia

Një sulm fizik ka ndodhur sot në oborrin e Gjykatës në Suharekë, ku një person dyshohet të jetë goditur me çekan.

Mediat lokale raportuan se hyrja e Gjykatës u shndërrua në një skenë krimi, me zonën e njollosur me gjak nga plagët që mori viktima.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Bytyqi tha për IndeksOnline se të dy personat e përfshirë në sherr ishin palë në një seancë gjyqësore.

“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishit duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy personat ishin palë në një seancë gjyqësore.

Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin” deklaroi Bytyqi./IndeksOnline/