‘Sulmet e SHBA ndaj Iranit, historike’/ Presidenti izraelit: Ditët në vijim mund të jenë të ndjeshme dhe sfiduese
Presidenti i Izraelit përmes një deklarate i ka cilësuar sulmet amerikane ndaj bazave bërthamore të Iranit, si “historike”.
Isaac Herzog thotë se fjalët e Trump tregojnë “aleancën e thellë dhe të guximshme” midis SHBA-së dhe Izraelit.
Por ai paralajmëron gjithashtu se “fushata nuk ka mbaruar”, duke shtuar se “ditët në vijim mund të jenë të ndjeshme, komplekse dhe sfiduese”, dhe u bën thirrje izraelitëve të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve që shpëtojnë jetë./ BBC.