Shtyhet gjykimi i Ilir Metës, avokati: Për Zotin, nuk ka prova!

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit, Ilir Meta.

Seanca e radhës mbahet në datë 26 qershor, ndërkohë që Prokuroria do të dorëzojë në Gjykatë dosje të tjerë hetimore.

Sipas avokatit Kujtim Cakrani, Meta po mbahet në paraburgim pa asnjë provë nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe me urdhër politik.

“Për Zotin, nuk ka prova! Sot u fol aty analiza financiare, ç’lidhje ka Ilir Meta me ato analiza?! Prokurori foli për gjithçka tjetër, përpos për Metën. S’ka pasuri, të luajtshme apo të paluajtshme. Zoti Meta duhet të lirohet patjetër se po bën burg me urdhër politik”, tha ai para gazetarëve.