Shoferi 94-vjeçar përplas disa këmbësorë në Gjermani – Tetë të lënduar, tre në gjendje të rëndë

Në qytetin gjerman Hameln, në rrethin Klein Berkel, një shofer 94-vjeçar ka shkaktuar një aksident trafiku në parkingun e një supermarketi, në të cilin janë lënduar tetë persona, prej të cilëve tre më rëndë, shkruan Phoenix.

Sipas raportimeve të mediave lokale, aksidenti ka ndodhur rreth mesditës, kur një grua e moshuar me veturën e saj është përplasur me një grup këmbësorësh.

Vetë shoferja ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në spital.
Të gjithë të lënduarit janë trajtuar, ndërsa disa kanë pasur nevojë të qëndrojnë në spital.
Policia ka ndërhyrë në vendngjarje, ia ka konfiskuar lejen e drejtimit dhe automjetin.
Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet deri më tani e kanë përjashtuar mundësinë që aksidenti të ketë qenë i qëllimshëm.