Shkruan Ali Musliu
Në diskursin e debatit politik dhe juridik lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, vlen të potencojmë thënien e mendimtarit të njohur të iluminizmit francez Montesquieut, ku në veprën e tij madhore “Mbi Frymën e Ligjeve” (De l’esprit des lois, 1748), thekson se “forca e një shteti nuk qëndron në sasinë e ligjeve, por në zbatimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të tyre. Ligjet nuk janë të mira në vetvete nëse ato nuk zbatohen”.
Në draft propozimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të komuniteteve në administratën shtetërore dhe institucionet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka paqartësi të theksuara në të drejtën e deklarimit të përkatësisë etnike (neni 6); në parimet mbi të cilat ndërtohet struktura e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat (neni 7); masave dhe organit zbatues (trupi koordinues) që është i dizajnuar në vetvete pa një fuqi ekzekutive (neni 8-9); si dhe një metodologji e mjegullt për planifikim dhe ndjekje të përfaqësimit të drejtë. Perla e ligjit qëndron në nenin 12 ku potencohet “ngritje e vetëdijes publike” për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, sikur kjo e drejtë të mos paraqet një nga vlerat themelore kushtetuese, ku simplifikohet dhe ri definohet në nivel të “vetëdijes publike”.
Pa krijimin e një institucioni të pavarur inspektues me kompetenca të plota ekzekutive të kontrollit, si dhe sanksionimit në rast të moszbatimit, ligji në vetvete është i mangët dhe jo i plotë!
Pra, forca e një shteti nuk qëndron në sasinë e ligjeve, por në zbatimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të tyre!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mexhiti: Fillon bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza” në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”
- Mexhiti priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lawson
- Kryeparlamentari Afrim Gashi takon ambasadorin britanik: Mbështetja e Londrës mbetet kyçe për vendin
- Klekovski: Si ministër i Shëndetësisë prioritet kam qendrën klinike dhe spitalet rajonale
- “Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027 (VIDEO)
- Elfete Ismaili nga ASH: Sjellja e Stoilkoviqit në Kuvend është e patolerueshme dhe kërkon ndëshkim urgjent
- Takim i Gjorgjievskit dhe Hoxhës për projekte ekologjike me qëllim të Shkupit më të shëndoshë
- Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste, i ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë
- Ferati merr detyrën si ministër: Fillojmë ndryshe, me qasje të hapur dhe punë të ndershme
- U zgjodhën prokurorët publikë në prokuroritë e katër qyteteve të Maqedonisë së Veriut