Shkruan Ali Musliu
Në diskursin e debatit politik dhe juridik lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, vlen të potencojmë thënien e mendimtarit të njohur të iluminizmit francez Montesquieut, ku në veprën e tij madhore “Mbi Frymën e Ligjeve” (De l’esprit des lois, 1748), thekson se “forca e një shteti nuk qëndron në sasinë e ligjeve, por në zbatimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të tyre. Ligjet nuk janë të mira në vetvete nëse ato nuk zbatohen”.
Në draft propozimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të komuniteteve në administratën shtetërore dhe institucionet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka paqartësi të theksuara në të drejtën e deklarimit të përkatësisë etnike (neni 6); në parimet mbi të cilat ndërtohet struktura e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat (neni 7); masave dhe organit zbatues (trupi koordinues) që është i dizajnuar në vetvete pa një fuqi ekzekutive (neni 8-9); si dhe një metodologji e mjegullt për planifikim dhe ndjekje të përfaqësimit të drejtë. Perla e ligjit qëndron në nenin 12 ku potencohet “ngritje e vetëdijes publike” për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, sikur kjo e drejtë të mos paraqet një nga vlerat themelore kushtetuese, ku simplifikohet dhe ri definohet në nivel të “vetëdijes publike”.
Pa krijimin e një institucioni të pavarur inspektues me kompetenca të plota ekzekutive të kontrollit, si dhe sanksionimit në rast të moszbatimit, ligji në vetvete është i mangët dhe jo i plotë!
Pra, forca e një shteti nuk qëndron në sasinë e ligjeve, por në zbatimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të tyre!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski paralajmëron që propozim-ligji për përfaqësim të drejtë mundet të niset sot në Komisionin e Venecias
- Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia, shkak “gjuha e kaltër”
- Bozhinovska: Po e kthejmë fuqinë energjetike në duart e Maqedonisë! Ministria e Energjetikës me raport të fuqishëm pas vitit të parë
- Mickoski: Janë realizuar 11 projekte në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në pjesën e infrastrukturës dhe furnizimit me aparaturë bashkëkohore mjekësore
- Studentët e Fakultetit Pedagogjik të UT-së e realizuan projektin “Muri i zërit tonë kundër dhunës”
- Mersim Maksuti: Ligji për përfaqësim adekuat nuk garanton zbatim – mbetet në mëshirë të vullnetit politik
- Sfida e zbatimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në praktikë!?
- Mickoski: Nuk është problem ndryshimi i Kushtetutës, por identiteti
- Prezantohen 11 projekte të realizuara për 11 muaj në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve
- Varroset sot zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë–Gjilan