“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një ndër kauzat e Aleancës për Shqiptarët, gjerësisht e shpjeguar edhe përpara elektoratit, çka synon dhe ku duhet të arrihet. Variantin që qarkulloi sot dhe teatrin që bëri kryeministri me zëvendësit e tij (vetëm për dekor dhe për ti dhënë rrejshëm legjitimitet shqiptar) nuk është rregullim me ligj i të drejtës kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Është shmangie, është devijim, është këndvështrim i VMRO-së se si duhet të bëhet e pazbatueshme kjo e drejtë.
Propozimi në fjalë ka vetëm dy nene që flasin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe në të dyja këto nene nuk bëhet gjë tjetër vetëm se rregullohet me ligj keqpërdorimi që i bëhej balancuesit. Ligji të jep të drejtë që përkatësinë etnike ta ndryshosh çdo ditë dhe sa herë të të kujtohet me një deklaratë në noter për nevoja punësimi, njëjtë siç bëhej edhe me balancuesin.
Prandaj: NUK KALON!
P.S. Kjo në këtë formë nuk është kauzë e Aleancës për Shqiptarët, është kauzë e Arbenave që shumë lirë për qëllime pushteti shesin ardhmërinë e të rinjve dhe te rejave, të drejtën për punë dhe jetë në tokën e të parëve” ka reaguar Ziadin Sela
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Kemi paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione të prapambetura dhe aktuale për bujqit
- Kurti: Unë nuk kam shpjegim racional për krizën politike, opozita po na zgjatë mandatin
- Sofje: Mbi 216 mijë pasaporta bullgare u janë lëshuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut
- Ahmeti takon përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës
- Gucati viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë: Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë
- Mexhiti: Punësimi i shqiptarëve është bërë një detyrim ligjor për shtetin
- Pse s’po u flet mediave para dhe pas seancave të Kuvendit? Sqarohet Kurti
- Sela: Ligji nuk kalon!
- Gashi në krah të Ibrahimit: Legjitimiteti dhe uniteti lexohet edhe në buzëqeshjet e njerëzve!
- Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte