Medai Shaholli
Këta dy trimat e VREDI-t që kanë pozuar anash në foton e mëposhtme janë vasalët e despotit Micko, të cilët në emër të ndryshimit 1 vit më parë u zotuan se brenda 6 muajve do të ndodhnin ndryshimet kushtetuese dhë kështu do të hapej dera e madhe e negociatave drejt BE-së!
Çfarë ndodhi më tej?
Ndryshimet kushtetuese nuk ndodhën edhe pse po bëhet 1 vit nga formimi i qeverisë së koalicionit, ku “shfalerkat” e VREDI-t nuk flasin tashmë për ndryshimet kushtetuese dhe eurointegrimet, por për gjoja punësimet e reja të shqiptarëve, të cilët për hir të realitetit po marigjinalizohen nga qeveria e koalicionit të kryekomitit Micko, gjithandej po diskriminohen në ato “ndryshime” punësimi në raport 100 me 2 në favor të maqedonëve!
A është ky ndryshimi që premtoi VREDI, si dalzotës të shqiptarëve para 1 viti se me ta në qeveri do të ndodhte ndryshimi?
Po, vërtet ndryshimi po ndodh por, jo në të mirë të shqiptarëve, sepse shqiptarët po diskriminohen çdo ditë e më shumë, po përjashtohen nga e drejta përfaqësimit të barabartë në administratë dhe jo vetëm.
Përkundrazi, shqiptarët nuk përfillen dhe as nuk njihen si komb i dytë për nga përbërja etnike e popullsisë ndërsa, janë shpallur me nen kushtetues si nomadë dhe arixhinj në trojet e tyre përmes shifrës së 20% të turpit edhe me miratimin e partive politike shqiptare!
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Këta dy “shfalerkat” e VREDI-t të eksituar se po fotografohen me despotin e tyre, si sherrmadhi Bili i vockël dhe renegati Beni, i kanë dhënë “besën” ( ku në fakt janë të pabesë) kryekomitit Micko se nuk do të dalin nga koalicioni pa çka se shqiptarët diskriminohen si komb!
Dhe për fund, dy rrufjanët e politikës shqiptare kanë pranuar përdhosjen dhe diskriminimin e shqiptarëve për hir të pjesëmarrjes së VREDI-t në pushtet, ku ndryshimi ishte pushteti jo dinjiteti shqiptar!
Nga deliri i pushtetit ata po bërtasin: “Rrnoft država Severna Makedonija” dhe despoti Micko, sa malet e Sharrit, si na boni ne pjes të qeveris!