Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, në kuadër të shtabit të krizës të formuar pas luftimeve Izrael – Irani, ka bërë të ditur se numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë kërkuar evakuim nga Tel Aviv, ka arritur në 28.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Në grupin e parë, më së voni deri nesër 8 shtetas të RMV-së, prej të cilëve 4 fëmijë do të dalin në Egjipt dhe Jordani. Pas kësaj, me aeroplan të Qeverisë, ditëve në vijim do të transferohen në Shkup.
Ministri i MPJT-së, Timço Mucunski ka bërë të ditur se rreth 100 shtetas të RMV-së gjenden në territorin e Izraelit, prej të cilëve deri më tani 28 kanë kërkuar evakuim.