Regjistrimet në shkollat e mesme, MASH: Do të ketë teste kualifikuese në disa shkolla

Ministria e Arsimit informon se këtë vit, nëse në disa shkolla kanë aplikuar më shumë nxënës sesa numri i paraparë për regjistrim, ndërsa kanë nota dhe pikë të njëjta, do të organizohet test kualifikues. Regjistrimi i parë i nxënësve u realizua në mënyrë elektronike nga data 14 deri më 17 qershor dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm nga 18 deri më 19 qershor.

Listat e renditjes u publikuan më 20 qershor 2025. Testimi kualifikues për afatin e parë të regjistrimit do të organizohet më 23 qershor. Regjistrimi i dytë i nxënësve do të bëhet në mënyrë elektronike më 30 qershor. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla do të bëhet më 1 korrik. Testimi kualifikues për afatin e dytë të regjistrimit do të organizohet më 4 korrik, ndërsa rezultatet do të shpallen të njëjtën ditë në tabelën e shpalljeve të shkollës.