Qytetari gjen portofol me mbi 600 euro në Han të Elezit, e dorëzon në polici

Mbrëmë rreth orës 19:15, një qytetar M. Th, 51 vjeç, nga fshati Paldenicë dorëzoi në stacionin policor në Han të Elezit, një portofol që e kishte gjetur në këtë qytet.

Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 615.12 euro, një zinxhir dore dhe dokumente personale, transmeton Klankosova.tv.

“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i L.L. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin M. Th, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatën për media.