Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it përmes njé statusi në rrjetet sociale ka numëruar disa nga projektet e qeverisë në vitin e parë të saj.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Qokut.
1. Korridori 8 po bëhet. Edhe atë me një intensitet të paparë;
2. Në dy vendkalimet kufitare me Kosovën është vendosur regjimi One-Stop-Shop, që ka lehtësuar pamasë kalimin;
3. Komunat me shumicë shqiptare realizojnë investime kapitale si asnjëherë këto 22 vitet e fundit;
4. “Kanceri” i korrupsionit është izoluar dhe trajtohet në Pavijonin e opozitës;
5. Përpjekjet për ta zhvleftësuar dhe goditur pandërprerë dhe në mënyrë tinëzare dhe të pabesë përdorimin të mangët zyrtar të gjuhëve që i flasin 20% e qytetarëve po dështojnë;
5. Janë ndarë 35 milionë euro për një universitet shqiptar;
6. Po realizohen projekte infrastukturore jetike, siç është rrjeti i kanalizimit në Zajazin e Ali Ahmetit;
7. Është paraparë ndërtimi i spitalit të ri në Kërçovën e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, të cilët për 22 vjet kanë investuar vetëm në familjet e tyre.
8. Brenda 10 ditëve të ardhshme hyn, më në fund, në procedurë miratimi i Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë.
20 e kusur vjet në pushtet nuk ndërtuan asnjë çerdhe, asnjë stadium, asnjë teatër, asnjë km autorrugë, asnjë spital, asnjë pishinë, asnjë terren sporti. Kur them asnjë, nuk e them si hiperbollë, por si një realitet i hidhur e i dhimbshëm. ASNJË investim kapital në vendbanimet shqiptare. ASNJË. ZERO.
Qytetarët janë lodhur më me llafe boshe, folklorizma dhe të lehura politikanësh që duan të bëhen lajm çasti me zor.
Si qe fraza?
Na matni me punë të kryera, jo me llafe boshe të shpenzuara!