Punëtori kinez humb jetën pas rënies nga platforma në autostradën Ohër – Kërçovë

Pas pesë ditësh luftë për jetën, punëtori nga Kina, i cili u plagos rëndë gjatë punimeve ndërtimore në autostradën Ohër – Kërçovë, ndërroi jetë dje si pasojë e plagëve të marra.

– Incidenti ndodhi më 3 qershor, kur një punëtor kinez 52-vjeçar ra nga një platformë druri në kantierin ndërtimor afër fshatit Trebeniçisht. Ai u transportua menjëherë në Spitalin Special “Shën Erazmo”, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht ndërroi jetë, njoftuan nga policia.

Në vendin e ngjarjes u krye ekspertizë nga një ekip i MPB Ohër dhe inspektorë të punës.