Universiteti i Tetovës i mirëpriti dy profesorë të njohur nga Universiteti i Teknologjisë në Lodz, Poloni: Prof. Dr. Robert Stanisławski, në kuadër të programit CEEPUS, dhe Prof. Dr. Andrzej Szymonik, në kuadër të programit Erasmus.
Gjatë vizitës së tyre, profesorët polakë u takuan me Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Në këtë takim morën pjesë edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi, Prorektorja për Financa, Prof. Dr. Aida Baftijari – Yzeiri, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Brikend Aziri, si dhe Prodekania për Arsim në të njëjtin fakultet, Doc. Dr. Vjollca Hasani – Limani.
Rektori Zejneli i informoi mysafirët për historikun, misionin dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, duke theksuar rëndësinë që institucionit i kushton ndërkombëtarizimit, bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimeve ndërkombëtare si faktorë kyç për ngritjen e cilësisë në arsim dhe kërkimin shkencor.
Në takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme, si kërkimi shkencor, shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik, si dhe realizimi i projekteve të përbashkëta. Profesorët polakë shprehën falënderime për mikpritjen dhe interesimin e treguar, duke theksuar gatishmërinë e tyre për të forcuar lidhjet akademike ndërmjet dy universiteteve.
Vizita të tilla paraqesin një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të partneriteteve të reja ndërkombëtare dhe hapin mundësi për zhvillimin profesional të studentëve dhe stafit të Universitetit të Tetovës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Rritja e pagës neto tani është dyfish më e madhe krahasuar me periudhën e Qeverisë së LSDM-së
- Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori Naun Shundi
- Mickoski: Seriozisht përgatitemi për zgjedhjet lokale, opozita do të duhet të ristrukturohet
- Balje: Ka mundësi që Basha jep dorëheqje nëse konstituohet Kuvendi
- Panik e madhe në zyrat e Bilall Kasamit, kërkojnë “lishnakarta dhe smetka” për të blerë VOTA!
- Ndodh edhe kjo: 22-vjeçarja kanos policët përmes linjës 192 në Prishtinë, përfundon në psikiatri
- Mickoski nga KXE: Urime festa e Shën Mërisë së Madhe, respekt për minatorët që punojnë me trimëri dhe krijojnë
- Tre persona dyshohet se shkaktuan vdekjen e një burri pas rrahjes në Kavadar
- Toshkovski: Me projektin “Safe City”, telefoni ndalohet për këmbësorët dhe shoferët
- ASH: VLEN premtoi decentralizim, por solli vetëm dështim – Nuk ka legjitimitet të kërkojë besim të ri