Pritet të shkarkohet Afrim Gashi, VLEN drejtë shkatërrimit!?

Edhe pse nisi me një shumicë të bindshme deputetësh në Kuvend, Qeveria që në muajt e parë të mandatit u përball me “copëtim” të mbështetjes parlamentare.

Madje ndodhi edhe një mini-rikonstruim i Qeverisë, ku u zëvendësuan një ministër dhe një zëvendësministër, pasi Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit e braktisi fillimisht koalicionin VLEN, e më pas edhe koalicionin qeveritar.

Por, duket se këtu nuk mbarojnë turbulencat në koalicionin qeveritar.

Burime nga Kuvendi, për 24info.mk, jozyrtarisht pohojnë se po përgatitet shkarkimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili vjen nga partia Alternativa, pjesë e koalicionit VLEN.

Sipas tyre, arsyet për këtë veprim janë të shumëfishta:

Së pari, sepse pas largimit të Taravarit, koalicioni VLEN nuk ka më të njëjtën peshë politike,

Dhe së dyti, shumë më e mundshme është që ka përçarje të forta brenda koalicionit VLEN, ndaj nuk përjashtohet që pas Taravarit, koalicionin ta braktisë edhe Afrim Gashi.

Sipas informacioneven të më parshme, portali TetovaSot ka raportuar se ka një grindje të madhe mes Afrim Gashit dhe Zeqirja Ibrahimit. Ky konflikt i tyre ka reflektuar edhe tek kryeministri Mickovksu ku tani pritet që qshkarkimi i Gashit dhe zgjedhja e një kryetari të ri të Kuvendit pritet të realizohen gjatë periudhës së ardhshme, para pushimeve verore.

Aktualisht, Alternativa e Afrim Gashit ka tre deputetë në Kuvend.