Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur se mbështetjen të cilën po e merr Izraeli paraqet një “katastrofë”. Ai u shpreh hapur në favor të njohjes së shtetit të Palestinë, ndërsa shtoi se i vjen keq që nuk e përmendi Gazën gjatë fjalimit të tij në samitin e NATO-s që u mbajt në Hagë.
“Ne nisëm nga e drejta e popullit hebre për një shtet pas Holokaustit. ‘Një tokë pa popull për një popull pa tokë’ – ky ishte slogani, por ajo nuk ishte tokë pa popull. Aty jetonin miliona arabë, myslimanë. Ata u dëbuan, u përzunë dhe u shkatërruan. Izraeli e nisi kështu jetën e tij,” deklaroi Milanoviq për gazetarët.
Ai shtoi se, ndërkohë që flitet për sigurinë dhe të drejtën për ekzistencë të Izraelit, po injorohet e drejta e palestinezëve për të pasur shtetin e tyre, një e drejtë që, sipas tij, është e njohur në dokumente ndërkombëtare prej më shumë se shtatë dekadash.
“Nuk mund të sillet sikur kjo nuk ekziston,” theksoi Milanoviq.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- 6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli
- EVN romët i quanë “CIGANI”, reagon ashpër Ilas Laskovica
- Vdekje e dhimbshme e një burri në Vlorë, e godet pasqyra e një mjeti, rrëzohet dhe e shtyp makina tjetër në rrugë
- Adnan Azizi jep lajmin e mirë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë Saudite
- Rëndohet situata para Alta Bankës në Manastir, alivanosen disa qytetarë që prisnin radhë
- Kurti: Dehari “u mbyt” në burg! Familja dhe LVV kërkojnë zbardhjen e vdekjes në paraburgim
- Ambasada amerikane përgëzon Liridona Beqirin dhe Boris Shambevskin për pjesëmarrjen në IVLP
- Familja e Astrit Deharit e akuzon Prokurorinë për manipulim të rastit
- Mickoski për rastin e Alta Bankës: Shteti po e ndjek procesin, qytetarët të jenë të qetë, do të kompensohen deri në centin e fundit
- “Dashuri për Story, luftë në shtëpi!”