Presidenti iranian: Nuk do ta shkelim armëpushimin, por varet dhe nga Izraeli

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij do të respektojë armëpushimin e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për aq kohë sa edhe Izraeli t’u përmbahet kushteve të tij. Lajmi raportohet nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA).

Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim, Pezeshkian u shpreh se “nëse Izraeli nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë atë”.

“Populli iranian ka treguar edhe një herë se, pavarësisht disa problemeve dhe ankesave, do të qëndrojë i bashkuar kundër pushtimit të armikut deri në fund,” deklaroi presidenti iranian.