Presidenti i Iranit: Nuk ka bisedime për marrëveshje bërthamore, sa kohë që sulmet izraelite vazhdojnë

Presidenti i Iranit ka deklaruar se nuk do të ketë bisedime për marrëveshjen bërthamore për sa kohë që vazhdojnë sulmet nga Izraeli.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, ku ka bërë thirrje për përmbajtje maksimale dhe shmangie të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Macron i ka kërkuar Iranit që të rikthehet sa më shpejt në tryezën e bisedimeve për marrëveshjen bërthamore, duke theksuar rëndësinë e dialogut për të ruajtur stabilitetin në rajon dhe për të shmangur një krizë të mundshme ndërkombëtare.

Megjithatë, Presidenti iranian Pezeshkian i është përgjigjur se, në kushtet aktuale, kur sulmet izraelite ndaj rajonit vazhdojnë, Irani nuk mund të marrë pjesë në asnjë proces negociues. Ai e ka bërë të qartë se pa një ndalim të këtyre veprimeve ushtarake, nuk mund të ketë përparim në dialogun diplomatik.