SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.R. (36) dhe M.R. (61), të dy nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 09.06.2025, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e tyre, me ç’rast gjetën dhe sekuestruan një pistoletë kalibri 9 mm, dy karikatorë të zbrazur, 115 fishekë kalibrash të ndryshëm, kokainë, pilula MDMA, një telefon celular dhe sende të tjera. Gjykatësi i procedurës paraprake I.R. i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë dhe u shoqërua në Institucionin Ndëshkues Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e masës.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Revizioni zbulon parregullsi në “Higjiena Komunale Shkup”: Borxhe, automjete të amortizuara dhe punësime pa plan
- Nikolla Gruevski shpallet i pafajshëm për ndërtimin e “Pallatit të bardhë”, pas 8 viteve prona i kthehet VMRO-DPMNE-së
- Përleshje me shishe qelqi në një lokal në Veles, gjashtë persona në pranga
- Shkup: Djali vret babanë me 30 goditje thike pasi ai sulmoi nënën, Prokuroria kërkon paraburgim
- Nisin ndryshimet ligjore për vendosjen e sistemeve inteligjente transportuese
- MF: Strategjia e re e luftës kundër mashtrimeve dhe mbrojtjes së interesave financiare të BE-së në vend u miratua – përforcohet korniza ligjore, institucionale dhe operative për zbulimin dhe luftën kundër mashtrimeve në shfrytëzimin e fondeve të BE-së
- ASH: Stojilkoviqi duhet të përgjigjet për gjuhën denigruese ndaj një gruaje
- Kapet me marihuanë në rrugën “Murat Baftjari” në Tetovë
- MPB zbardh rastin e dhunës ndaj 14-vjeçares, kallëzim penal ndaj tre vajzave
- BDI:Emërim skandaloz dhe i paligjshëm në RTVM