SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.R. (36) dhe M.R. (61), të dy nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 09.06.2025, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e tyre, me ç’rast gjetën dhe sekuestruan një pistoletë kalibri 9 mm, dy karikatorë të zbrazur, 115 fishekë kalibrash të ndryshëm, kokainë, pilula MDMA, një telefon celular dhe sende të tjera. Gjykatësi i procedurës paraprake I.R. i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë dhe u shoqërua në Institucionin Ndëshkues Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e masës.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Absolutisht po mbahet llogari për përfaqësimin e drejtë, ligji është i gatshëm dhe së shpejti duhet të parashtrohet në Kuvend
- Vendkalimet kufitare edhe sot mbeten të bllokuara nga transportuesit me kamionë
- Arrestohet një 52-vjeçar nga Dobërdolli për denoncim të rremë të vjedhjes
- Kallas: Evropa nuk mund t’ia besojë mbijetesën e saj të tjerëve
- Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!
- Vazhdon protesta e transportuesve të mallrave, pikat kufitare edhe sot të bllokuara
- Prangoset një person në Pejë për dhunë në familje
- Mbahet seancë gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
- Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë pjesë e “testimeve” të dronit të ashtuquajtur Skifter 1: S’kemi dhënë autorizime
- Mbi 400 punonjës në shkollat e mesme në Gostivar kërcënojnë me padi dhe protesta, kërkojnë t’u paguhet K-15