Policia bastis shtëpinë e një 70-vjeçari në Gostivar – i konfiskohet një pistoletë me fishekë

MPB njofton se më 9 qershor 2025, rreth orës 23:45 në Gostivar, zyrtarët policorë nga Departamenti për Punë të Brendshme (DPB) Gostivar arrestuan M.F. (70) nga Gostivari.

Gjatë një kontrolli në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u konfiskua një pistoletë e markës “CZ” me karikator dhe fishekë kalibri 9mm.

Personi u ndalua në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.