Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të tre akuzuarit në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, janë sjellë në sallën e gjykimit.
Seanca e së hënës pritet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në këtë seancë do të dëgjohet i dëmtuari-dëshmitari Alban Rashiti.
Rasti “Banjska”, tre të akuzuar dalin sot sërish para drejtësisë
Lexo po ashtu
Rasti “Banjska”, tre të akuzuar dalin sot sërish para drejtësisë
Rashiti tashmë ka filluar dëshminë në gjykimin në rastin “Banjska”. Ai ishte plagosur në ditën kritike.
Rashiti tregoi se është zyrtar policor në Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë të Policisë së Kosovës, në kuadër të Njësisë Kufitare.
Ai tha se detyrë e tyre ka qenë patrullimi rreth zonës kufitare dhe se njësia e tyre është në kuadër të kufirit, për rrezikshmëri të lartë ku ata intervenojnë.