Plas te Alternativa/ Mesut Bajrami: Zeqirija Ibrahimi dhe Bashkim Murtezi të tregojnë kush po vjedh nga tenderët në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë
Mesut Bajrami, anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës, ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë nga zyrtarët e partisë së tij.
Në statusin e tij publik, Bajrami i drejtohet drejtpërdrejt kryetarit të Alternativës Zeqirija Ibrahimi dhe Bashkim Murtezi, duke kërkuar që ata të dalin dhe të sqarojnë publikisht se kush po përfiton nga tenderët në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.
“Zeqirija Ibrahimi dhe Bashkim Murtezi, dilni dhe tregoni kush po vjedh edhe nga tenderët e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë!” – shkruan Bajrami.
Ky reagim vjen në një kohë kur në opinionin publik janë shtuar zërat për një përplasje mes Afrim Gashit dhe Zeqirja Ibrahimit.
Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Alternativa ndërkohë që pritet që kjo deklaratë të ngjallë diskutime brenda vetë partisë. / TS/