Një 49-vjeçar në Shkodër është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me armë zjarri një 26-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në lagjen “Perlat Rexhepi”. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.