Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i është përgjigjur Presidentit amerikan Donald Trump në një deklaratë të transmetuar në televizion.
Por kjo nuk është hera e parë që ai flet për ShBA-në.
Trump dhe Khamenei kanë shkëmbyer fjalë në internet për një kohë tashmë.
Të martën, Trump pretendoi se ka “kontroll të plotë dhe total mbi hapësirën ajrore të Iranit”.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Në një postim tjetër në platformën e tij “Truth Social”, ai paralajmëroi Khamenein: “Ne dimë saktësisht se ku është fshehur soji i ashtuquajtur ‘Udhëheqës Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – Ne nuk do ta eliminojmë, të paktën për tani… [por] durimi ynë po shteron.”
Një postim i fundit lexonte: “DORËZIM PA KUSHTE!”
Në një seri postimesh të tij në X të mërkurën, Khamenei paralajmëroi se hyrja e SHBA-së në “luftë” është “100% në dëm të vetvetes”.
Ai gjithashtu shkroi se nuk është “e mençur” t’i thuash Iranit të dorëzohet, duke shtuar se ata “kurrë nuk do të dorëzohen si përgjigje ndaj sulmeve të askujt”.
Një postim tjetër në X lexonte: “Me retorikën e tij absurde, ai kërkon që populli iranian t’i dorëzohet atij… Kombi iranian nuk frikësohet nga kërcënimet e tilla.”