Për herë të 30-të, Kuvendi provon të bëhet… Kuvend

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, e mërkurë, në orën 11:00, për të vazhduar përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së re.

Kjo pason dështimin e deputetëve të betuar për ta konstituuar Kuvendin të hënën, në përpjekjen e 29-të me radhë, transmeton Klankosova.tv.

Komisioni ‘tinëzar’ nuk arriti të miratohet, pasi mori vetëm 53 vota pro, një numër që nuk mjaftoi për kalimin e tij.