PDK për takimin e sotëm me Kurtin: Do të paraqesim pikëpamjet tona mbi hapat e nevojshëm për tejkalimin e situatës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, ka ftuar në takim krerët e partive të përfaqësuara në Kuvend. Takimi i thirrur nga Kurti do të mbahet nga ora 16:00. Përfaqësuesit e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

“Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (sot) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkroi dje Kurti.

Për këtë takim sot kanë fol nga Parita Demokratike e Kosovës. Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka thënë se kryetari i partisë së tij Memli Krasniqi në këtë takim do të paraqes qëndrimin e kësaj partie mbi mënyrën e zhbllokimit të situatës në Kuvendin e Kosovoës.

“Takimi i sotëm do të shërbejë për të diskutuar daljen nga bllokada institucionale pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari Krasniqi do të paraqesë pikëpamjet e Partisë Demokratike të Kosovës mbi hapat e nevojshëm për tejkalimin e kësaj situate, duke u mbështetur në analizën e thelluar të aktgjykimit. Për çështjet e tjera, ai do të deklarohet pas takimit”, tha Gruda.

Ndërsa, Krasniqi do të jetë në takim si kryetar i PDK-së, ende nuk dihet nëse në takim do të marrë pjesë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë së saj, por nuk tregoi nëse do të jetë kryetari Abdixhiku apo ndonjë zyrtarë tjetër nga partia pjesë e takimit.

Kurse, nga AAK nuk do të shkojë kryetari Ramush Haradinaj, por deputetja Time Kadrijaj. Kështua ka konfirmuar dje zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemaili.

Ndërkaq, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se do të shkojë vetë në takim, të cilin e pa si pjesë të ‘vizionit’ të tij.

“Sigurisht që po, është në vazhdën e vizionit tim”, konfirmoi dje Limaj para gazetarëve.

Ftesa për këtë takim nga ana e Kurtit vjen si reagim ndaj aktgjykimit të publikuar dje nga Gjykata Kushtetuese, që trajton ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës. /Reporteri.net/.