Nga Mehdi Memeti
Partitë politike shqiptare në RMV-ut, e kanë humbur rrugën në oborin e shtëpisë !
Shumë nga politikanët “demokrat” në RMV-ut, u ngritën, u pasuruan në kuriz të popullit, pa fije turpi, për 35-së vjet. Me marveshtje të fshehta individuale, grupore dhe partiake në dëm të popullit shqiptarë, pa kurrfar programi kombëtar. Jo rastësisht tani i shef populli lojërat e fëlliqura, duke bredhur herë në njërën herë në tjetrën parti, herë andej e herë këndej, si po u diktojnë klasat politike maqedonase herë LSDM-ja, e herë VMRO-ja. Çka janë këto marrëzi ! Deri kurrë kështu…Nga dobësitë e juaja politike e keni përulur këtë popull skajshmërisht. Ju…” Politikan” a e dini dhe a e kuptoni se duhet ta luftoni së pari ligësinë, pastaj marrëzinë pa mos e haruar varfërinë.
Ju nuk luftoni për të shpëtuar popullin nga e keqja, por për t`ua shtuar të keqen !
Fatkeqësisht !
Opsione të mundëshme sipas mendimit tonë:
1. Bashkimi i partive shqiptare dikush në VMRO, dikush në SDSM. Sipas kushtetutës aktuale, përderisa nuk ndërrohet ajo, sepse 34-35 vjetë ata (pala tjetër) na kanë udhëhequr !
2. Dalja prej qeverisë dhe lëshimi i parlamentit përgjithmonë.Jo kur të afrohen 6 muaj të merrni pjesë përsëri dhe të deklaroheni se nuk kemi ku të shkojmë, siç ka qenë traditë deri më tani.
3. Fomimi i një këshilli komëbtar nacional shqiptarë nga çdo qytet e fshat ku banojnë shqiptarë.Të zgjedhet një kryesi e shëndoshë kombëtare, respektivisht Këshill kombëtar.Të hartojë një program nacional kombëtar dhe t`u dërgohet gjith atyre që kanë hapur parti politike, që të mos mendojnë, se vetëm ata dinë të bëjnë politikë.
4. Maqedonia e veriut shtet dy-etnik, ose shtet federal.Nëse kjo nuk pranohet nga pala tjetër, atëherë të shkohet në shtetin e tretë shqiptarë.Referendumi është kryer që në dhjetor të vitit 1992.
Tridhjetë e katër vjet me poshtërime, nënçmime, përbuzje e çka mos tjetër. Më e keqja është se këta fenomene e dukuri po na ndodhin para syve tanë, dhe po bëhet sikur kurgjë spo ndodhë në RMV-ut.
Njoftohet për herë të fundit së pari faktori ndërkombëtarë, Brukseli ShBA-të, dhe qendrat e vendosjes, senzibilizohet faktori i brendshëm dhe i jashtëm. Nëse nuk ka përgjigje pozitive, atëherë s`ka nevojë të grindemi mes veti, formoni parlamentin shqiptarë, me kryesues kuvendi, me kryeministër me ministra, me kryetarë shteti.Shtet paralel, ata të vetëzgjedhurit e popullit, le ti formojnë orrganet në parlamentin e RMV-ut. Nëse janë vërtetë të zgjedhur nga populli, ata duhet menjëherë në rradhë të parë të bashkohen dhe të veprojnë përmes këshillit nacional kombëtar.
Gjysma e shtetit na takon neve apo jo ! Ndalni taksat prj 97 % nëpër komuna, qeverisë ti lëshohen vetëm 3%.Thire popullin në padëgjueshmëri qytetare. Nuk mbahet 1 milion popull zap.
Si pahi desht ju politikan ? hiçu ti të ulem unë apo jo !
Këtë besoj populli e ka kuptuar që nga viti 1991, me kushetutën monoetnike.U tentua me luftë, u soll marveshja e Ohrit, edhe ajo dështoi, këte e din populli mirë. Nëse nuk shkohet kësaj rruge bashkohuni disa në VMRO, disa në LSDM, mos talleni me popullin.Të drejtat tona edhe ashtu kërkohen te ata, përmes jush. Atëherë mos regjistroni parti shqiptare veç për tu tallë me popullin.Përndryshe do të ju dënojë historia , zoti po se po !
5. Nevojitet dialog, pragmatizëm dhe veprim.Shqiptarët të futen në preambulë si shtetformues.Nuk mundet sipas tekeve të politikanëve maqedonas, shqiptarët të jenë pakicë kombëtare (narodnost) me 1 milion popull. Deri kurrë politikanët shqiptarë do na e shesin sapunin për djath. Mjaftë më, nëse s`dini të bëni politik, shkoni në shpi, vazhdoni zanatin tuej nëse keni ndonjë zanat. Përveç hajdutërisë me nënshtrim ndaj palës tjetër. Ikni të gjithë largohuni.Ka të rrinjë nga të gjitha profilet, politikolog, jurist, ekonomist sociolog andragog sa të duash për të udhëhequr popullin. Ju të vjetrit largohuni nga skena politike se vërtet e helmuat edhe rrininë.
Problemi i RMV-ut nuk qëndron te futja në preambulë e grafës bullgare, por, e grafës shqiptare si shtetformues.
6.Shqipëria le ta zbaton nenin 8 të Kushtetutës së saj !?…
7. Udhëheqës nga 47 vende europiane dhe institucione të BE-së hapën Samitin e 6-te të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë me një mesazh të qartë: Unitet, bashkëpunim dhe veprim i përbashkët në një botë në ndryshim.
Shtrohet pyetja ? Deri kurrë të përulur, të nënshtruar dhe pa dinjitet populli ynë në RMV-ut. Deri kurrë hyzmeqarë në shtëpinë tonë. Andaj politikan bëni kujdes !
Po e përmbylli me thënjen e Theodor Fontane, novelistit, poetit, gjerman i cili thot : “Kur budallallëku është në modë, s’ka urtësi që mund t’i dalë përpara.”
21.06.2025