Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar paraburgim 30 ditor biznesmenit nga Strumica, Risto Kërmzov, i dyshuar për mashtrim financiar dhe pastrim të parave. Kërmzov akuzohet për disa vepra, bashkim kriminal, pastrim parash, evazion fiskal, duke shkaktuar dëm në buxhet prej 95 milionë eurove. Sipas Ministrisë së Brendshme, Kërmzov, së bashku me dy persona të tjerë, kanë organizuar shoqatë kriminale, të cilës i janë bashkuar shtatë menaxherë të tjerë të 15 kompanive, dhe të gjithë së bashku, gjatë periudhës prej pesë viteve, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme dobi materiale milionëshe. Midis të dyshuarve janë kontabilistë dhe inspektorë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, të cilët, sipas denoncimit, me vite duke përdorur persona juridikë, kanë verifikuar fatura me përmbajtje të rreme, duke vendosur të dhëna për qarkullim pagesor për mallra dhe shërbime, për të cilat e kanë ditur se nuk është paguar. Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për sot ka paralajmëruar më shumë detaje për rastin. /Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Detaje të rënda: “Arlinda Zekaj tentoi të fshihej pas derës për t’u mbrojtur, Albert Sylaj e goditi disa herë me sëpatë”
- Këshilli i Komunës së Tetovës miraton çmime të reja më të larta të ujit për periudhën 2027–2029
- Lajm i mirë nga Roma – Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin
- Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme
- Ministri Ferati: Synojmë të zgjidhim problemin e të punësuarve me kontratë dhe të mbrojmë dinjitetin e tyre
- “Do ta përshkallëzojmë protestën”, listohen kërkesat para Qeverisë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës
- Ministri Ferati mori pjesë në panelin e diskutimit me temë “Marrëveshja e Ohrit dhe brezi që nuk pret: 25 vjet që lamë pas, 25 vjet që kemi përpara”
- Një muaj paraburgim për Albert Sylën
- Çdo vit rreth 30 të vdekur dhe 2 mijë të lënduar në vendet e punës, Peshevski kërkon kontrolle më rigoroze
- “Nana, të dua shumë” – pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin