Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar paraburgim 30 ditor biznesmenit nga Strumica, Risto Kërmzov, i dyshuar për mashtrim financiar dhe pastrim të parave. Kërmzov akuzohet për disa vepra, bashkim kriminal, pastrim parash, evazion fiskal, duke shkaktuar dëm në buxhet prej 95 milionë eurove. Sipas Ministrisë së Brendshme, Kërmzov, së bashku me dy persona të tjerë, kanë organizuar shoqatë kriminale, të cilës i janë bashkuar shtatë menaxherë të tjerë të 15 kompanive, dhe të gjithë së bashku, gjatë periudhës prej pesë viteve, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme dobi materiale milionëshe. Midis të dyshuarve janë kontabilistë dhe inspektorë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, të cilët, sipas denoncimit, me vite duke përdorur persona juridikë, kanë verifikuar fatura me përmbajtje të rreme, duke vendosur të dhëna për qarkullim pagesor për mallra dhe shërbime, për të cilat e kanë ditur se nuk është paguar. Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për sot ka paralajmëruar më shumë detaje për rastin. /Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bllokimi i transportuesve, Mucunski-Kos: Nevojitet reagim i shpejtë që t’i shmangim efektet negative mbi ekonominë vendore
- Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027
- Ali Ahmeti reagon ashpër ndaj ligjëratës së Gjykatës Speciale në Gjimnazin e Prishtinës: Nuk lejohet shtrembërimi i historisë së UÇK-së
- Ligji për përfaqësimin e drejtë, Sali: Do ta ftojmë publikisht edhe BDI-në, është në interes të të gjithëve
- U caktohet nga një muaj paraburgim 15 kryekomisionerëve në Malishevë
- Mariçiq: KSHZ-ja do ta monitorojë nga afër procesin për hartimin e Kodit të ri Zgjedhor
- Mustafa: LDK nuk ndërtohet me ndarje “të vjetrit dhe të rinjtë”, por me reforma nga njerëzit besnikë të kësaj partie
- Snopçe i drejtohet Mickoskit: Keni kujdes kur deklaroni se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese
- Andonovska: Dy javë ka ulje të numri të të sëmurëve nga gripi, por ende është shumë herët të thuhet se piku është tejkaluar
- Guvernatori Sllaveski: Kërkesat e LSM-së për rritjen e pagës minimale janë joserioze