Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska mbajti fjalim në hapjen e Olimpiadës së 7-
të Ballkanike të Fizikës për nxënësit e shkollave të mesme, e cila nga sot deri më deri më 30
qershor po mbahet në Ohër. Në Olimpiadë marrin pjesë mbi 60 nxënës nga 14 vende të
Evropës dhe 3 vende të Azisë, me profesorët-udhëheqësit e tyre.
“Prania e këtyre të rinjve olimpikë sot në Ohër është rezultat i kureshtjes dhe dashurisë së
tyre për shkencën, rezultat i punës së palodhshme, si të tyren ashtu edhe të profesorëve dhe
mentorëve të tyre. Kjo është formula për ndërtimin e rinisë shkencore e cila që nesër do të
jetë e gatshëm për zbulime që do ta ndihmojnë njerëzimin. Vazhdoni përkushtim ndaj fizikës
sepse nuk ka përparim pa shkencë”, tha ministrja Janevska.
Ministrja theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës që nga ky vit ka rritur në mënyrë shtesë
mbështetjen për nxënësit e talentuar të cilët marrin pjesë në garat ndërkombëtare. Konform
Ligjit të Ri për Arsimin e Mesëm, Ministria mbulon shpenzimet e regjistrimit dhe udhëtimit,
përkatësisht për pjesëmarrje në njërën nga 15 olimpiadat ndërkombëtare të shkencës.
“E ardhmja varet nga sa investojmë tani në zbulimin dhe kultivimin e potencialit të më të
talentuarve. Dhe jo vetëm për nxënësit, mbështetje financiare për herë të parë është siguruar
edhe për shoqatat e akredituara të mësimdhënësve të cilët organizojnë olimpiada
ndërkombëtare për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni”, theksoi ministrja Janevska.
Gara organizohet nga Shoqata e Fizikantëve të Maqedonisë, nën kujdesin e Unionit Ballkanik
të Fizikës, me mbështetjen e Shoqatës Evropiane të Fizikës, Fakultetit Matematiko-Natyror
në Shkup dhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Një pjesë të mjeteve
financiare për organizimin e Olimpiadës i siguroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Greqi| “SKY ECC” zbulon 2 grupe kriminale, polici bashkëpunëtor me Mario Diamantin
- Pas vendimit të Kushtetueses – A do të kthehet numri i mëparshëm i këshilltarëve komunal për zgjedhjet 2025?
- Brukseli konfirmon paralajmërimet tona, Maqedonia e Veriut nën kontroll të “Botës serbe”
- Aksident në Kopiliq të Skenderajt, nëntë persona të lënduar – ndër ta edhe një fëmijë
- Burri e shtyn gruan nga dritarja në Qendrën për Punë Sociale pas një përplasjeje për vajzën e tyre të mitur
- “The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë
- Nafie Selmani: Për çfarë më ‘fituan’ disa burra?!
- Ohri është nikoqir i Olimpiadës së 7-të Ballkanike të Fizikës
- Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë
- Të hënën dhe të martën në Shkup do të mbahet takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor