Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ju bën thirrje nxënësve që kanë përfunduar arsimin fillor të orientohen drejt shkollave të mesme profesionale, në drejtimet që ofrojnë aftësi konkrete dhe praktike për tregun e punës. Fuqizimi i arsimit profesional është thelbësor për krijimin e kuadrove të kualifikuara dhe për ndërtimin e një fuqie punëtore të qëndrueshme dhe konkurruese.
Veçanërisht inkurajojmë orientimin drejt profesioneve deficitare, ku kërkesa në treg është në rritje dhe mundësitë për punësim janë të sigurta.
OEMVP inkurajon dhe mbështet çdo nismë që e lidh arsimin me ekonominë dhe kontribuon në zhvillimin afatgjatë të kapitalit njerëzor në vend.