Në kulmin e të nxehtit, kur rrugët pothuajse janë pothuajse të zbrazëta dhe termometri në Shkup shkon mbi 35 gradë, punëtorët e ndërtimit, pa mbrojtje nga dielli, vazhdojnë të kryejnë punë ndërtimore.
Ivan Peshevski nga Sindikata i Ndërtimtarisë thotë se nuk mjafton që Qeveria të rekomandojë masa për mos dalje në ambient të hapur nga ora 11:00 deri në orën 17:00, por duhet të të miratohen ndryshime ligjore që do t’u ndalonin punëtorëve të ndërtimit të punonin në temperatura përvëluese.
“Në kundërshtim me rekomandimet, askush këtu nuk e ndez dritën e kuqe të alarmit dhe vazhdon të punojë jashtë dhe vazhdon të punojë në temperatura të larta gjatë verës dhe në temperatura të ulëta gjatë dimrit, duke marrë parasysh se shumica e lëndimeve dhe viktimave që ndodhin janë pikërisht nga ato punishte të lëvizshme, nga vendet e punës që janë të ekspozuara ndaj këtij rreziku dhe vendet e punës që ne kemi kërkuar prej kohësh stazh të beneficuar, por nuk kemi pasur deri më sot”, deklaroi Ivan Peshevski LSM – Sindikata e ndërtimtarisë.
Sindikata e Ndërtimtarisë thotë se nesër do t’i paraqesë Qeverisë thirrje me shkrim për mbrojtjen e punëtorëve.