“Në fillim forca, më pas paqja”, Netanyahu reagon pas sulmeve të SHBA-së në Iran

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka vlerësuar vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të bombarduar tre centrale bërthamore në Iran si “të guximshëm, të drejtë dhe historik”.

Në një video-mesazh, Netanjahu është shprehur se “Amerika ka bërë atë që asnjë vend tjetër nuk mund ta bëj”.

” Urime President Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të synuar objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e mrekullueshme dhe të drejtë të Shteteve të Bashkuara do ta ndryshojë historinë “, tha Netanyahu pasi Trump njoftoi bombardimin e tre centraleve bërthamore iraniane nga SHBA-të.

Netanjahu, falenderoi Trumpin për krijimin e një “pike kyçe në histori” që sipas tij do të “ndihmojë në udhëheqjen e Lindjes së Mesme dhe më gjerë drejt një të ardhmeje prosperiteti dhe paqeje”.

“Unë dhe Presidenti Trump shpesh themi, paqje përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj vjen paqja“, tha Netanyahu.

Ai shtoi se sulmet amerikane u kryen në koordinim me Izraelin dhe tha se premtimi për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit ishte përmbushur.