Moti me diell dhe i ngrohtë do të vazhdojë deri në fund të javës, ndërsa temperaturat do të rriten ndjeshëm, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Sipas parashikimit, temperaturat do të rriten gradualisht nga dita në ditë, veçanërisht nga e enjtja deri në fund të fundjavës.
Temperaturat ditore pritet të jenë mbi 30 gradë celsius kudo në vend, dhe në disa vende, veçanërisht në pjesën juglindore dhe qendrore, të arrijnë deri 40 gradë.
“Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat më të larta priten të shtunën dhe të dielën, kur në shumë vende mund të tejkalohet pragu prej 38 deri në 40 gradë”, thotë nga DPHM.