Murtezani: E gjetëm vendin në errësirë, po i japim dritë ligjit dhe barazisë

Ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, ka komentuar njëvjetorin e formimit të qeverisë së re, duke theksuar se ky ishte një vit i vendimmarrjes, punës dhe ndryshimeve të prekshme.

“Në një kohë kur vendi ishte i përmbytur nga padrejtësia, korrupsioni dhe heshtja, ne nuk zgjodhëm të qajmë hallin, por të luftojmë. Për çdo qytetar. Për çdo bashkësi. Për barazi, mundësi të barabarta dhe jetë më të mirë”, ka shkruar Murtezani në një postim në Facebook.