Drejtori për Punë Hidrometeorologjike njofton se sot na pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me erë të lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të fryjë erë veriore më e fuqishme.
Temperaturat minimale të mëngjesit sillen nga 8 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 33 gradë. Meteorologët paralajmërojnë kushte të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Në Shkup, moti gjithashtu do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, dhe në disa pjesë të ultësirës herë pas here edhe më e fuqishme. Temperatura në kryeqytet do të lëvizë nga 14 deri në 31 gradë.
“Presim mot të qëndrueshëm edhe në ditët në vijim, me periudha kryesisht me diell dhe temperatura që do të mbeten të larta për këtë periudhë të vitit,” thonë nga DPHM.