Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se ushtria po përgatit “plan zbatimi” kundër Iranit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka thënë se e ka udhëzuar ushtrinë të përgatisë një “plan zbatimi” kundër Iranit pas konfliktit 12-ditor, ku Izraeli goditi objektiva ushtarake dhe centralet bërthamore të vendit.

Në një postim, Katz tha se plani do të përfshinte “ruajtjen e superioritetit ajror të Izraelit, parandalimin e zhvillimit bërthamor dhe raketor, dhe reagimin ndaj mbështetjes iraniane për aktivitetin terrorist”, raporton CNN.

Katz i përshkroi operacionet izraelite kundër Iranit si “12 ditë veprimi të shkëlqyer” që eliminuan mbrojtjen ajrore iraniane dhe shkatërruan prodhimin e raketave të tij.

“Ne eliminuam zyrtarë të lartë të sigurisë dhe shkencëtarë kryesorë që përparuan programin bërthamor”, u shpreh ai.