Ministri iranian i Shëndetësisë zbulon shifrën e viktimave nga sulmet izraelite

Ministri i Shëndetësisë i Iranit thotë se 606 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që nga 13 qershori, raportojnë mediat iraniane.

Më shumë se 5,000 njerëz janë plagosur dhe po marrin kujdes mjekësor, thotë Mohammad Reza Zafarghani.

Ministri thotë gjithashtu se Irani ka parë sulmet më të këqija në 24 orët e fundit, me 107 të vrarë.

Në një prononcim për mediat më herët presidenti amerikan Donald Trump thotë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.

Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se nuk është “i kënaqur” me Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtonte se është “vërtet i pakënaqur” me Izraelin.

Trump shton se kapacitetet bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe thotë se Teherani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.