Ministri i Shëndetësisë ‘dorëzohet’, thotë se parkingun mund ta shfrytëzojnë edhe të punësuarit

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu,sot në një konferencë për media, duket se u ‘dorëzua’ karrshi punëtorëve shëndetësor në lidhje me shfrytëzimin e 300 vendeve të parkingut brenda Klinikës “Nënë Tereza”, ku ditë më parë kishte thënë se ato vende-parkingu do t’I shfrytëzojnë pacientët/qytetarët e jo punëtorët shëndetësor, shkruan Alsat.

Ai sot tha se parking do të jetë për të gjithë, derisa theksoi se “kush ta shfrytëzon le ta shfrytëzon”.

“Unë si ministër do të krijoj politika të bazuara në të dhëna, faza e parë është ta shfrytëzojmë infrastrukturën Brenda klinikës “Nënë Tereza”, ajo është me LIMAK-un që e kemi bërë një mëmorandum për bashkëpunim për 300 vende të lira të parkingut. Punëtorët që janë këtu janë të kënaqur, ai do të jetë për të gjithë, kush ta shfrytëzon le ta shfrytëzon”, tha Aliu./ Alsat.mk