Ministri i MPB-së me paralajmërim të rëndësishëm: Kush do të vozitë në mënyrë të pakujdesshme do ti konfiskohet vetura përgjithmonë
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mbrëmë deklaroi se sistemi “Safe City” do të hyjë në funksion më 1.1.2026 dhe ata që mendojnë se mund të sillen si ninxha në rrugët e Shkupit dhe në autostradat e Maqedonisë, pra që do të drejtojnë automjete në mënyrë të pakujdesshme, do t’u konfiskohet automjeti përgjithmonë dhe që nga dita e nesërme ai do të vihet në funksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, çerdhes për fëmijë ‘Cvetçe’, e kështu me radhë.”
Gjatë paraqitjes në RTVM, Toshkovski theksoi se njoftimet për kundërvajtjet në komunikacion do të arrijnë në telefonat mobilë të qytetarëve. Ai shpjegoi se në rast të një shkeljeje të vogël, do të nevojitet vetëm pagesa e gjobës, ndërsa për shkeljet më të rënda do të shkohet në gjykatë, ku mund të shqiptohet edhe ndalim drejtimi.
“Në telefonin tuaj do të vijë një mesazh që thotë se keni bërë një kundërvajtje në këtë apo atë datë, ‘ju lutemi paraqituni në Ministrinë e Punëve të Brendshme nëse doni të merrni provat ose klikoni në faqen e internetit nëse doni të shikoni fotografinë që kemi si dëshmi për ju’. Procedura do të vazhdojë, nëse është një shkelje e vogël do të duhet të paguhet një gjobë, nëse është shkelje më e madhe do të shkohet në gjykatë me ndalim drejtimi… Më pyesin ‘Çfarë do të bëni nëse konfiskoni një Ferrari?’ – them do t’ia japim çerdhes ‘Cvetçe’ që të voziten fëmijët. E rëndësishme është që mjeti do të konfiskohet dhe ai që drejton në mënyrë të pakujdesshme nuk do ta ketë më atë automjet – e të shohim, nëse blen një të ri a do të veprojë njësoj,” shtoi Toshkovski.