Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Pesë shqiptarë janë larguar nga Izraeli përmes Egjiptit

Pesë shtetas shqiptarë që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale janë larguar sot në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit, si pjesë e një operacioni të koordinuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Lajmin e bëri të ditur ministri Igli Hasani, i cili theksoi se qytetarët janë aktualisht në territorin egjiptian, në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

“Pesë qytetarë shqiptarë janë larguar sot nga Izraeli përmes Egjiptit, në mënyrë të sigurt. Ata ndodhen tashmë në Egjipt dhe janë mirë me shëndet. Kjo u bë e mundur falë ndërhyrjes së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me ambasadat tona në Tel Aviv dhe Kajro”, deklaroi ministri Hasani.

Ministria shqiptare shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga autoritetet izraelite, Ambasadat Greke dhe Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Liban.

Ky është një tjetër rast ku diplomacia shqiptare ndërhyn me sukses për të garantuar sigurinë dhe kthimin e qytetarëve në situata të ndërlikuara ndërkombëtare.