Mickoski: U miratua Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat – ligj me të cilin hapet një kapitull i ri i profesionalizmit në sektorin publik

Që nga dita e parë e mandatit, Qeveria që drejtoj është e përkushtuar në avancimin e marrëdhënieve ndëretnike si një nga shtyllat më të rëndësishme për ndërtimin e një shteti stabil, të drejtë dhe evropian.

Ky përcaktim fiton peshë më të madhe nëse e kemi parasysh kaosin, përçarjet, klientelizmin dhe keqpërdorimet masive që i la pas qeveria e mëparshme.

Detyra dhe përgjegjësia jonë është ta tejkalojmë këtë gjendje të trashëguar dhe të ndërtojmë institucione që nuk përçajnë, por bashkojnë – institucione të cilat i hapin dyert për më të mirët, më të arsimuarit dhe më të suksesshmit!

Sot, Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat – një ligj me të cilin hapim një kapitull të ri të profesionalizmit në administratën publike, si në nivel shetëror ashtu edhe në atë lokal.

Ky ligj ka një qëllim të qartë: administrata të jetë vërtet në shërbim të të gjithë qytetarëve, por e ndërtuar mbi merita, dije, profesionalizëm dhe integritet në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen kornizë të Ohrit.

Ndryshe nga koha kur libreza partiake ishte më e rëndësishme se diploma dhe profesionalizmi, ne po vendosim një standard të ri: dije, integritet dhe merita.

Të dashur miq,

E kemi obligim që pas kaq shumë vitesh keqpërdorime – të shkëputemi nga e kaluara duke ndërtuar institucione që nuk i mbështesin të dëgjueshmit, por i vlerësojnë të aftët.

Një sektor publik ku një i ri i kualifikuar mund të përparojë.

Këtë propozim-ligj po e dërgojmë për shqyrtim në Komisionin e Venecias – sepse duam standarde më të larta dhe përputhje të plotë me vlerat evropiane.

Ligji do t’i dorëzohet Kuvendit vetëm pas marrjes së mendimit nga Komisioni i Venecias.

Ky nuk është një hap, siç duan ta keqpërdorin parti politike të caktuara kundër atij ose këtij!
Kjo është përgjegjësi ndaj të gjithëve!

Po ndërtojmë një shtet që është i drejtë për të gjithë, që i respekton të gjithë dhe që përparon vetëm nëse përparon çdo individ brenda tij.

Me këtë ligj vendosim balanc dhe e vendosim edhe themelin për një administratë profesionale, transparente, moderne dhe multietnikisht të fortë.

Të nderuar,

Një administratë e fuqishme dhe profesionale nuk është çështje përkatësisë etnike – ajo është po aq e rëndësishme për çdo qytetar, pa dallim nga cila bashkësi vjen.

Kur institucionet janë të drejta dhe efikase, të gjithë qytetarët marrin shërbime më të mira.
Kjo është baza e një besimi ndëretnik të qëndrueshëm dhe e një bashkimi të vërtetë.

Ligji është një garanci se bashkësitë etnike do të jenë të përfaqësuara në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, por njëkohësisht në një proces të tillë ai do ti mbrojë të kualifikuarit nga të gjitha bashkësitë etnike.

Ky ligj është një balanc i shkëlqyer dhe një nxitje për cilësinë – dhe i mbron të drejtat e të gjithëve.

E përgëzoj koalicionin VLEN dhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera etnike – ky është një ligj shumë i rëndësishëm për maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe për të gjithë por edhe për të gjithë të tjerët sepse është një ligj që stimulon dhe jep mundësi dhe njëkohësisht ruan cilësinë.