Mickoski: Prioritet ndërtimi i spitaleve në Shtip dhe Kërçovë, pastaj edhe qendra të reja klinike në Shkup
“Së pari ndërtim i spitaleve në Shtip dhe Kërçovë, e më pas edhe qendra të reja klinike në Shkup”, kështu u përgjigj kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ai tha se me kredinë nga marrëveshja strategjike me Mbretërinë e Bashkaur do të investohen mbi 200 milionë euro për ndërtim dhe rikonstruim të spitaleve klinike.
“Dua të përmend se më shumë se 200 milionë euro nga kredia do të investohen në përfundimin e Spitalit Klinik të Shtipit, ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë dhe konvikt studentor me 200 shtretër. Po ashtu, ndërtimi i spitalit në Kërçovë dhe rikonstruksioni i plotë i Spitalit Klinik në Tetovë dhe pajisja e tij në mënyrë që të përmbushen nevojat e pacientëve”, tha Mickosk.:
Pasi kjo të përfundojë, do ta rianalizojmë nevojën për atë Qendër Klinike famoze që më në fund duhet të ndërtohet, megjithëse dua t’ju kujtoj se në vitin 2017 ekzistonte procedurë e përfunduar, ishte përzgjedhur edhe realizuesi, gjë për të cilën tani ndodhemi në arbitrazh dhe atëherë Qeveria e atëhershme, në stilin e saj të zakonshëm, e ndërpreu marrëveshjen, e dëboi realizuesin dhe tani ne jemi në arbitrazh dhe shumë gjasa për shkak të asaj sjelljeje të papërgjegjshme të qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, qytetarët, pa qenë aspak fajtorë, do të duhet të paguajnë dëmshpërblim – njësoj siç tani duhet të paguajmë atë taksë të solidaritetit prej 50 milionë eurosh, sepse në mënyrë të paligjshme u janë marrë paratë firmave nga qeveria e mëparshmem tha kryeministri Mickoski.
Ai theksoi se shëndetësia është pripritet kryesor i Qeverisë.
Fakt është se shëndetësia ka qenë në margjinat, fakt është se është problemi më i madh për qytetarët dhe po ashtu fakt është se është një nga prioritetet tona kryesore”, nënvizoi Mickoski në përgjigje të pyetjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski për hapat e ardhshëm për përmirësim të infrastrukturës shëndetësore.
Kryeministri Mickoski tha se gjendja në shëndetësi që e hasi ishte kaotike, ndërkaq foli edhe për projektet për përmirësim dhe avancim të gjendjeve në këtë sektor, duke e përmendur si shembull pozitiv, mes tjerash edhe Klinika për sëmundje të fëmijëve.
“Ndonjëherë gjërat mund të bëhen edhe pa para, ose unë do të thosha me shumë pak para. Ja, vetë e përmendët ditën e djeshme dhe vizitën time në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve dhe ajo që la përshtypjen më të madhe tek njerëzit është se klinika ishte e pastruar. Në çfarë kuptimi e pastruar? Së pari nga aspekti higjenik, por u pastrua edhe nga aspekti se u larguan 50 tonë mbeturina digjitale. Dhe ato janë dërguar për riciklim me një kompani. Thjesht ishte e pabesueshme ajo që e pamë, si dukej më parë dhe si duket tani, ballkonet e klinikës ishin të mbushura me kompjuterë të vjetër, printerë, ishte një pamje kaotike. Dhe kjo është njëra nga ato 11 gjëra që i ka bërë drejtori në ato 11 muaj”, tha Mickoski dhe theksoi se gjithsej projektet që u prezantuan kushtonin 40 milionë denarë.