Mickoski për çështjen e identitetit: Përgatitej goditje e re në Bruksel

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se gjatë ditëve të fundit ka arritur të shmangë një goditje të re që po përgatitej për gjuhën dhe identitetin maqedonas nga disa anëtarë të Parlamentit Evropian. Ai pret që Parlamenti Evropian në seancën e Komisionit për politikë të jashtme, të martën, të vendoset në mbështetje të gjuhës dhe identitetit maqedonas.

“Pres mesazh të fuqishëm nga Parlamenti Evropian për gjuhën dhe identitetin maqedonas, edhe pse, më duhet ta pranoj se këta ditë kam marrë shumë informacione shqetësuese të cilat kanë ardhur prej atje për një aktivitet të fuqishëm të disa politikanëve në Bruksel. Kishim aktivitete të organizuara bashkë më Ministrin e Jashtëm gjatë ditëve të kaluara. Unë arrita të kontaktoj me të gjithë në Bruksel dhe mendoj se arritëm ta amortizojmë atë goditje që përsëri dikush donte të ja shkaktojë gjuhës dhe identitetit maqedonas, duke e riformuluar, risqaruar me fjalë moderne ose të tanishme, ose çfarëdo që u kujtohet, vetëm të përpiqen të krijojnë një komb të ri dhe me këtë ta shkatërrojnë kridibilitetin e BE-së. Për fat të keq ekzistojnë edhe anëtarë të tillë në Parlamentin Evropian por për fatin tonë të mirë shumica atje qëndron pas argumenteve tona”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.