Mickoski paralajmëron që propozim-ligji për përfaqësim të drejtë mundet të niset sot në Komisionin e Venecias

Kryeministri Mickoski paralajmëron që propozim-ligji për përfaqësim të drejtë mundet të niset në Komisionin e Venecias për vlerësim, që sot. Ai nuk parashikon pritshmëritë. I pyetur për ankesat e opozitës të cilët thonë se nuk kanë pasur mundësi për ta parë ligjin, Mickoski thotë se ata kanë pasur 20 vjet në dispozicion për të krijuar një zgjidhje ligjore.

“Për fat të keq, opozita shqiptare kishte mundësi më shumë se njëzet vjet të krijojë ligj i cili do të sigurojë përfaqësim të drejtë. Këtë nuk ë bëri. Krijuan “implante” të cilat e dimë të gjithë se si kaluan me keqpërdorime dhe mashtrime të mëdha. Ata po ashtu në kohën kur kanë qenë në pushtet, vetë kanë thënë se koha e balancuesit ka kaluar dhe duhet të ndryshohet me një mënyrë tjetër të sigurimit të përfaqësimit të drejtë. Kështu që kredibiliteti i atyre politikanëve veçanërisht për këtë ligj, është zero. Kështu që le të presim të prononcohet Komisionit I Venecias dhe më pas të gjithë deputetët në kuadër të Kuvendit do ta kenë propozimin dhe mund të marrin pjesë me amendamente. Dhe kuptohet, nëse përpilohet forma e tij, më vonë edhe të miratohet”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. /