Mickoski: Ligji për Përfaqësim të Drejtë, së shpejti në seancë qeveritare! Është kategori kushtetuese dhe duhet të respektohet
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se së shpejti në seancë qeveritare pritet të kalojë Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, përcjell TV21. Mickoski tha se më pas i njëjti do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, filtër i fundit para se të hyjë në procedurë parlamentare.
Gati është ligji për Përfaqësim të Drejtë, pritet në seancat e radhës të qeverisë të kalojë, të informohet publiku, pastaj do ta çojmë në komisionin e Venecias për mendim, normalisht do të presim mendim nga Komisioni i Venecias, dhe të shohim, nëse kemi bërë diçka mirë, menjëherë e e lëshojmë në procedurë parlamentare. Shumë kemi pasur kujdes, shumë jemi konsultuar me ekspertë kushtetues, sepse ka parti politike që kur nuk merren me nekrofili, merren me nacionalizëm. Nuk na duhet ndasi tani, kur po përpiqemi që ta bashkojmë shoqërinë. Është kategori kushtetuese dhe duhet të respektohet, njëjtë siç është kategori kushtetuese se gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe shkrimi qirilik, kurse bashkësitë që janë më tepër se 20%, në këtë rast shqiptarët, në nivel qendror mund ta përdorin gjuhën shqipe si gjuhë të tyre, si gjuhë zyrtare”, tha Mickoski.