Mickoski: Janë realizuar 11 projekte në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në pjesën e infrastrukturës dhe furnizimit me aparaturë bashkëkohore mjekësore

Së pari, më lejoni t’i uroj drejtorit, personelit mjekësor të kësaj klinike, drejtorit të Fondit për Shëndetësi, si dhe të gjithë atyre që muajt e kaluar kontribuuan që të realizohen këto 11 hapa, për të cilët më herët na informoi drejtori. Në një bisedë joformale diskutuam dhe thamë se ndonjëherë gjërat mund të ecin përpara edhe me pak para, që të duken mirë. E ndonjëherë nuk duhen fare para që ta pastroni oborrin dhe ta përmirësoni higjienën – nuk kushton miliona.

Kjo që është bërë vërtet meriton lëvdata, dhe unë mund të shpreh vetëm edhe një herë mirënjohjen time të madhe për kujdesin që tregojnë për këtë objekt, sepse ky objekt duhet të kujdeset për shëndetin e më të vegjëlve tanë – dhe ata janë fëmijët.

Nga ana tjetër, e di që ministri hyn në mënyrë shumë ambicioze në këtë çështje dhe jam i bindur se një pjesë e madhe e projekteve që kanë ngecur do të përshpejtohen. Por, ne tashmë kemi pasur disa takime dhe kemi biseduar për të ardhmen, jam i sigurt se do të ketë shumë surpriza të bukura dhe të këndshme për qytetarët, për të punësuarit në Qendrën Klinike dhe për pacientët që përdorin shërbimet e kësaj qendre, por edhe përgjithësisht për sistemin shëndetësor në të gjithë Maqedoninë.

Po vjen një kohë që do të jetë shumë më e mirë, do të thosha, më e mira për qytetarët.